Gruaja e droguar vret të dashurin gjatë intimitetit, i flak kokën në bodrum (fotot)

04/06/2022 16:12

Një grua është arrestuar për vrasje në SHBA pasi trupi i gjymtuar i një burri është gjetur në shtëpinë e saj.

Sipas dokumenteve të gjyqit policia erdhi në shtëpinë ku ndodhi ngjarja mëngjesin e 23 shkurtit për të kontrolluar 24-vjeçaren në liri me kusht Taylor Schabusiness, e cila dukej se kishte hequr burzylykun e saj elektronik të monitorimit.

Por në bordumin e shtëpisë në Green Bay, Wisconsin, policia zbuloi skena makabre mes të cilave dhe kokën e prerë të një burri që ishte hedhur në një kovë.

Ata arrestuan menjëherë Schabusiness e cila përballet tani me akuza vrasjeje të gradës së parë, gjymtim të trupit të viktimës dhe sulm seksual.

Schabusiness tha në polici se ajo dhe viktima Shad Thyrion kishin përdorur droga, mes të cilave metamfetaminë, dhe se ishin duke bërë seks kur Thyrion u asfiksua.

Më pas ajo kishte copëtuar trupin duke i vendosur pjesët në vende të ndryshme të shtëpisë dhe në automjetin e saj.

Në deklaratën e policisë thuhej: ”Schabusiness komentonte se ajo ishte paranoiake dhe besonte se droga e bënte të tillë”.

Por avokati i saj Quinn Jolly tha: “Ajo është shtruar disa here në spitalin psikiatrik me çrregullime bipolare dhe psikotike, por unë jam i çuditur nga rezultatet e këtij raportimi”.

Gjyqi i saj vijon më 5 korrik.

FOTO GALERI
2/3
Por në bordumin e shtëpisë në Green Bay, Wisconsin, policia zbuloi skena makabre mes të cilave dhe kokën e prerë të një burri që ishte hedhur në një kovë.

Top Channel