Tregtia e diamanteve, baza e lidhjeve të reja mes Indisë dhe Izraelit (fotot)

03/06/2022 19:38

Në zyrën e tij të vogël të këmbimit të diamanteve në Tel Aviv, Pravin Kukadia prezanton me krenari koleksionin e gurëve të çmuar.

Mes atdheut të tij Indisë, dhe vendit të rezidencës, Izraelit, diamantet po krijojnë një lidhje të rëndësishme ekonomike e diplomatike.

Kjo tregti po arrin në 1.5 miliardë dollarë në vit, duke arritur në masë sa gjysma e totalit te tregtisë mes dy vendeve, sipas ekspertëve.

“Industria e diamanteve me Indinë arrin në 50 përqind të tregtisë mes dy vendeve”, thotë perfaqesuesi izraelit i industrisë Boaz Moldawsky.

“Ne eksportojmë gurë të ashpër, dhe kryesisht importojmë gurë të prere e te perpunuar”, shton ai.

Më tej ai thotë: “Marrëdhëniet mes Indisë dhe Izraelit u vendosën 30 vjet më parë. Ne tregtaret e diamanteve kemi pasur kontakte me kolegët në Indi prej viteve 1970”.

“Gjatë viteve kemi krijuar lidhje të forta mes dy komuniteteve të biznesit dhe jemi bërë miq”.

Kolegu i tij indian Pravin Kukadia, thotë se punon prej vitit 1997 me diamantet në Izrael.

“Këtu kam mësuar të punoj e pastroj gurët e mëdhenj të diamanteve. Kur gurët e blerë në Izrael i dërgonim në Indi, atëherë shinim potencialin e plote te bashkëpunimit”.

“Ne blejmë diamantët këtu dhe i dërgojmë për të punuar në fabrikën tonë në Sri Lanka, më pas i risjellim këtu të punuar dhe i shpërndajmë te klientët në Evropë.”

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA