Shkodra u trondit këtë mëngjes, pasi rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, u vra me armë Naim Bajri, babai i Indrit Bajrit, i njohur si “i forti i Shkodrës”, i cili u ekzekutua në vitin 2001.

Ai ka qenë i ulur në një lokal në tregun e Rusit në momentin kur autorët janë afruar duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Pas të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një qytetar tjetër.

68-vjeçari ishte banues në fshatin Dobraç, ndërsa ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën A. Z., 58 vjeç.

Një makinë  e djegur është gjetur në lagjen “Kiras”, e cila dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Naim Bajrit.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA