Një plazhiste në bikini raportohet se është sulmuar nga një derr i egër i cili sipas dëshmitarëve kishte dalë nga deti në plazhin spanjoll të Costa del Sol.
Pamje të postuara në rrjet tregonin turistët që ulërinin dhe mbroheshin teksa derri i egër vraponte me thundra mbi peshqirët e tyre në plazh.
Rojet e plazhit kishin nisur të ndiqnin kafshën e hutuar për ta larguar nga plazhi, por derri vraponte drejt bareve e kafeve duke krijuar më shumë probleme.
Pas njëfarë kohë grupet e specializuara erdhën në plazhin El Albir në veri të qytezës së Benidorm.
Kafsha ishte pikasur fillimisht në ujë nga rojet e plazhit që tentuan ta kapnin teksa iu drejtua tokës.
Ende nuk dihet sesi derri kishte përfunduar në det por besohet se ka ardhur nga parku natyror i Serra Gelada që ndodhet aty pranë. Parku përfshin rreth 3000 hektarë në bregdet dhe shtrihet ne qytetet e Benidorm, Alfaz del Pi dhe zonën e Altea.
Derri i egër kishte dalë nga uji teksa pushuesit ishin duke bërë banjë dielli në kohën e nxehtë.
Rojet e plazhit ndezën alarmin e tyre dhe derri nisi të vraponte duke terrorizuar të pranishmit.
Ai ishte përplasur me një grua të cilën e kafshoi, por nuk dihet nëse kafshimi i ishte i qëllimshëm.
Gruaja 67-vjeçare e lënduar ishte i vetmi person që e pësoi nga derri i egër. Mjekët i pastruan asaj plagën si masë parandaluese dhe i dhanë antibiotikë për të parandaluar infeksionin.
Numrat e derrave të egër duket se kanë shpërthyer në të gjithë Evropën pasi janë gjithnjë e më të tërhequr nga qytetet, ku ushqehen me mbeturinat e hedhura nga njerëzit.
Top Channel