Pas uzinës në Mariupol, 800 ushtarë e civilë të fshehur në strehimet e ‘azotikut’ në Sievierodonesk (fotot)

03/06/2022 15:56

Rreth 800 ushtarë ukrainas, civilë e madje dhe fëmijë raportohet se janë të fshehur në një uzinë në lindje të Ukrainës, teksa qyteti është tashmë 80% i pushtuar nga forcat ruse, shkruan britanikja Metro.

Ushtarët ukrainas janë zotuar të luftojnë “deri në fund” në Sievierodonestsk, teksa lufta e Kremlinit ndaj Kievit arriti në ditën e 100-të.

Qyteti në rajonin lindor Luhansk, ka pësuar deri tani rreth 1,500 viktima prej sulmeve ushtarake, mungesës së ushqimit dhe mjekimeve, shkruajnë raportimet perëndimore.

Rruga kryesore që çon drejt Sievierodonestsk është nën kontrollin e forcave të Kievit.

Por Rusia vijon të bëjë avancime të vazhdueshme që aftësohen nga përqendrimi i madh i artilerisë, sipas ministrisë britanike të mbrojtjes.

Kreu i administratës ushtarake të Luhansk, Serhiy Gaidai, tha se të paktën 800 vetë po fshiheshin në strehimet e fabrikës së epokës sovietike të kimikateve ‘Azot’.

“Aty kja banorë vendas që refuzuan të largoheshin nga qyteti, ka edhe fëmijë por jo shumë”, shtoi ai.

Sulmet kanë nisur nga brenda, linda e verilindja e qytetit.

Marrja e kontrollit të Sievierodonestsk do t’i jepte despotit rus Vladimir Putin kontrollin e të gjithë rajonit të Luhansk.

Trupat e Kremlinit kanë nën kontroll tashmë 20% të Ukrainës, tha dje Zelenski, teksa rreth 7 milionë njerëz janë larguar si refugjatë drejt Evropës.

Zelenski shtonte se rreth 100 vdesin çdo ditë në luftim dhe rreth 500 plagosen.

FOTO GALERI
3/4
Burri me femije ne uzinen e kimikateve Azot, sipas Metro

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA