Nëna e fëmijëve përdhunohet në tren nga faturino dhe tre të tjerë kur u ftua në vagonin e klasit të parë (fotot)

02/06/2022 15:54

Një grua është përdhunuar në grup në një tren në Pakistan nga faturino dhe tre burra të tjerë kur u josh prej tyre të ulej në klasin e parë.

Nëna e re e dy fëmijëve lëvizi nga sedilja e saj ekonomike teksa iu ofrua një vend në vagonin me ajër të kondicionuar për udhëtimin prej 600 km nga Multan drejt Karachi.

Por pasi u vendos në vagonin e veçuar, kontrolluesi i biletave dhe tre burra të tjerë e përdhunuan duke e kërcënuar me dhunë nëse tentonte të largohej.

Por gruaja kishte arritur të shpëtonte dhe raportoi incidentin te policia.

Kreu i policisë hekurudhore Faisal Shahkar tha se sulmi i rëndë ndodhi në trenin ekspres Bahauddin Zakaria javën e kaluar.

Të dyshuarit sipas policisë ishin larguar në zona “të largëta të krahinës Punjab” për t’i shpëtuar arrestimit,  shkruante gazeta pakistaneze Dawn.

Por policia tha se kishte arrestuar dy nga përgjegjësit e sulmit të hënën, dhe një të tretë një ditë më vonë.

Autoritetet konfirmuan pas ekzaminimeve se gruaja ishte përdhunuar.

Sulmi kishte shkaktuar zemërim të gjerë online teksa shumë qytetarë bënin thirrje që përgjegjësit të vareshin.

Revista e njohur vendase Dawn e quante krimin të tmerrshëm dhe kërkonte përgjigje për mungesën e sigurisë në trena.

Sipas llogaritjeve të grupeve perëndimore numri i grave të përdhunuara në Pakistan qëndron rreth 14,000 në vit, që do të thotë se është të paktën 11 ne ditë.

Zhvillimi vjen teksa dhe në Indinë fqinje një grua u arrestua pasi kishte paguar pesë burra për të përdhunuar një grua me të cilën dyshonte se burri i saj e tradhtonte.

Krimi i tmerrshëm kishte ndodhur në Kondapur, ku bashkëshortja kishte joshur “rivalen” e saj drejt sulmit, të cilin e kishte filmuar që më pas ta shantazhonte.

FOTO GALERI
2/3
Një grua është përdhunuar në grup në një tren në Pakistan nga faturino dhe tre burra të tjerë kur u josh prej tyre të ulej në klasin e parë.

Top Channel