Momentet kur peshkaqeni ‘zombi’ sulmon prenë disa centimetra larg zhytësit të shtangur (fotot)

02/06/2022 15:32

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një peshkaqen ‘zombi’ sulmon prenë e tij disa centimetra larg një zhytësi të mahnitur, në ngjarjen që është bërë virale në internet.

36 vjeçari Euan Rannachan, ishte në ishullin Guadalupe, 160 km larg brigjeve të Meksikës kur peshkaqeni i bardhë i doli në pamjen e tij dhe nisi të sillej rrotull.

Euan ishte duke filmuar nga një kafaz metali i varur nga barka ne siperfaqe, për të xhiruar pamjet më të mira nga afër.

Peshkaqeni që notonte prenë tij u ngrit pranë sipërfaqes ku kafshoi prenë duke e përplasur në ujë.

Teksa notonte bashkë me prenë e tij ai hapi gojën për të treguar dhëmbët e mprehtë, teksa më tej përtypi prenë duke e zhdukur nga pamja.

“E kam parë edhe herë tjetër këtë peshkaqen, nuk më kujtohet emri por është një femër që vjen këtu në ishull,” tha Euan për rrjetin NeedToKnow.online.

“Guadalupe është një rrugë e rrahur emigracioni për shumë specie detare përfshi edhe fokat, kështu që është vend i preferuar gjuetie për peshkaqenët”.

“Imazhet tona ne ia dhurojmë grupit Marine Conservation Science Index në Meksikë, të cilët hartojnë një arkiv të dhënash për të gjithë peshkaqenët që hasin.

Euan shpjegonte se përse peshkaqenët mbyllin sytë e tyre kur sulmojnë prenë: “Ata i mbyllin sytë pasi nganjëherë preja e tyre lufton. Kështu që peshkaqeni krijon njëfarë mburoje në sytë e tij, për t’u siguruar që ato të mos dëmtohen gjatë betejës.”

Kjo habiste shumë shikues të rrjetit YouTube, teksa një prej tyre tha: “Këtu kemi të bëjmë me “100% me një peshkaqen zombi.”

Ndërsa një tjetër nuk ishte dakord: “Nuk është një zombi, është vetëm mbrojtje e syve nga mbetjet ose gjaku.”

Euan shtonte: “I adhuroj peshkaqenët që kur isha fëmijë, por kam nisur të notoj me to vetëm prej vitit 2016.”

“Pas njëfarë kohe nuk bëja dot pa to dhe nisa të sjell njerëz në Guadalupe për të parë peshkaqenët.

FOTO GALERI
2/4
36 vjeçari Euan Rannachan, ishte në ishullin Guadalupe, 160 km larg brigjeve të Meksikës kur peshkaqeni i bardhë i doli në pamje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA