Izraeli hedh në erë shtëpinë e sulmuesit të Tel Aviv, në Bregun Perëndimor (pamje të rënda)

02/06/2022 20:04

Një shpërthim i fuqishëm nga ushtria izraelite hodhi në erë sot shtëpinë e 27 vjecarit Diaa Hamarsha, në Bregun Perëndimor, autorit të një sulmi me pesë të vrarë pranë Tel Aviv.

Izraeli shkatërron rregullisht shtëpitë e individëve që fajëson për sulme ndaj izraelitëve, megjithsë praktika është dënuar si ‘dënim kolektiv’ ndaj familjareve.

Vetëm në 24 orët e fundit 3 të rinj palestinezë janë vrarë nga ushtria gjatë përleshje të nisura prej muajit të kaluar me sulmet në xhaminë e Jeruzalem.

Ushtria tha se gjithashtu kishte arrestuar babanë e atentatorit dhe se kishin informuar familjen për urdhrin e shkatërrimit të shtëpisë.

Dhuna e djeshme pranë kampit palestinez të Deisheh i kushtoi jetën më së fundmi 29 vjeçarit Aiman Muhaisen.

Më herët një grua palestineze që iu afrua ushtarëve me thikë u vra prej tyre, ndërsa viktima e tretë u vra gjatë një aksioni të ushtrisë në veri të Bregut Perëndimor po atë ditë.

Forcat izraelite të sigurisë kanë shtuar operacionet e tyre në Bregun Perëndimor  me arrestime të të dyshuarve për sulme brenda Izraelit.

Palestinezët kanë tentuar të ndalojnë bastisjet e ushtrisë duke qëlluar me shishe benzine, gurë e blloqe betoni.

FOTO GALERI
2/3
Forcat izraelite të sigurisë kanë shtuar operacionet e tyre në Bregun Perëndimor me arrestime të të dyshuarve për sulme brenda Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA