Ka nisur në Pogradec  edicioni i 16 i Festivalit mbarëkombëtar i Kukullave “Xinxifilo”. 

Në këtë festival marrin pjesë trupa nga Kosova, Tirana, Vlora, Korça, Berati, Shkodra dhe Pogradeci që do të shfaqin për 5 ditë me radhë shfaqje  të ndryshme me personazhe aq të dashura për fëmijët.

Për pjesëmarrësit teatri me kukulla mbetet ende tërheqës për vogëlushët dhe është një mënyrë e mirë për ti mbajtur ata pranë të prekshmes në kohën kur mbizotëron teknologjia

Nata e parë është ccelur nga trupa e Pogradecit, me pjesën teatrale “Rrëfenjë që smund të harrohet” përrallë nga Ezopi e përshatur nga Andi Kosta dhe regji të Dhimitraq Tasellari.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA