Ish-gruaja e princit të Katarit gjendet e vdekur nga mbidoza e dyshuar e drogave, mes betejës së kujdestarisë së vajzave (fotot)

31/05/2022 21:35

Një ish-princeshë e Katarit është gjetur e vdekur në vilën e saj në Marbella të Spanjës në moshën 45 vjeçare, teksa ishte një betejë të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin, të cilin në një rast e ka akuzuar për ngacmime të një prej vajzave.

Kasia Gallanio ishte gruaja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, 73 vjeç, xhaxhai i Emirit aktual të Katarit.

Ajo pretendon se ish-ministri i naftës dhe i financave të Katarit, kishte ngacmuar seksualisht një prej tre bijave të tyre.

Ish-bashkëshorti i ka mohuar akuzat.

Gallanio, e cila kishte një stil ekstravagant jetese, shoqërohej me celebritete dhe ka marrë pjesë në martesën e Sofia Vergara me Joe Manganiello në 2015, është gjetur e vdekur mëngjesin e të dielës në Spanjë, si pasojë e një mbidozë të dyshuar drogash.

Sipas të përditshmes  Le Parisien, policia spanjolle kishin gjetur trupin e Gallanio në një krevat pa shenja dhune.

Ajo ishte gjetur pasi një prej bijave kishte njoftuar policinë nga Parisi se nuk kontaktonte dot prej ditësh me nënën e saj, siç raporton rrjeti spanjoll El Pais .

Le Parisien shkruante se më 19 maj një gjykatë në Paris kishte refuzuar pretendimet e kujdestarisë së vajzave nga Gallanio.

E ndjera kishte kaluar disa muaj në spital në Francë dhe mediat shkruanin se vuante nga sëmundje të lidhura me depresionin.

Prandaj gjykatësi kishte shtyrë procesin për një vlerësim psikologjik për të kuptuar më mirë rrethanat e familjes, sipas Le Parisien.

Ish-çifti kishin dy vajza binjake 17-vjecare që jetonin me Al Thani dhe më pas u vendosën me nënën e tyre në Marbella.

Por më pas ishin ndarë prej saj për arsye të paditura.

Ata kanë dhe një vajzë tjetër 15 vjeçare që jeton me princin e Katarit, në një apartament 15 000 metra katrorë në Paris, pasi ai u detyrua të shkonte në ekzil pas grushtit të shtetit nga gjysmë-vëllai i tij Hamad bin Khalifa Al Thani në vitin 1995.

Ish-çifti ishin në betejë ligjore kujdestarie prej 15 vjetësh me akuza të ndërsjellta abuzimesh.

Gallanio ishte me origjinë polake por e lindur në Los Angeles. Ajo ishte njohur me Abdelaziz kur ishte 19 vjeçe dhe ishin martuar në 2004.

Duke folur me rrjetin Olive Press – një mikeshë e Gallanio e përshkruante atë si “njeri i mirë” që ishte kundër drogave dhe mohonte se ishte e alkoolizuar.

Kohët e fundit e ndjera kishte shkruar për 500,000 ndjekësit e saj në Instagram:

“Së pari një burrë nuk duhet të hedhë poshtë kurrë nënën e fëmijëve të tij. Sado që i zemëruar, xheloz që është babai i fëmijëve të mi, unë po bëj sa mundem për të ushqyer, dashur dhe arsimuar vajzat e mia. Nuk jam e përkryer por përpiqem me më të mirën time. Fëmijët nuk duhet të përdoren kurrë si viktima apo pengje kur prindërit nuk shkojnë me njëri-tjetrin”.

“Babai i fëmijëve të mi Princi Abdulaziz Khalifa Al Thani nuk ka paguar asgjë prej një viti për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve, fëmijët nuk mund të kthehen në viktimë.”

Autopsia do të vendosë shkakun e vdekjes së Gallanio, teksa shenjat fillestare sugjerojnë një mbidozë drogash.

FOTO GALERI
5/8
Ajo ishte gjetur pasi një prej bijave kishte njoftuar policinë nga Parisi se nuk kontaktonte dot prej ditësh me nënën e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA