Zgjedhësit kolumbianë kërkojnë ‘ndryshimin’ me kandidatin populist Hernandez e ish-guerrilasin (fotot)

30/05/2022 20:05

Mbështetës të kandidatit të ri populist Rodolfo Hernandez festonin sot ngritjen e tij katapultuese në raundin final të zgjedhjeve presidenciale, përballë ish-guerrilasit të majtë Gustavo Petro.

Hernandez arriti çuditërisht  të eliminonte kandidatin e djathtë Federico Gutierrez, ish-kryebashkiaku i qytetit të Medellin që më herët parashikohej të renditej i dyti më i votuar.

Kolumbianët që kërkojnë “ndryshim” i dhanë dje një fitore historike ish-guerrilasit të majtë Pedro , i cili do të përballet me kandidatin e ri Hernandez në qershor.

Rezultatet paraprake tregonin se 62-vjecari Gustavo Petro, ish-kryebashkiak i Bogota, udhëheq me 40.3 të votave, përkundër 28 përqind për milionerin 77-vjeçar Rodolfo Hernandez.

Vota e djeshme u mbajt në atmosferë të tensionuar sigurie me protesta të shumta prej krizës ekonomike e sociale.

Rreth 300,000 policë e ushtarë të armatosur ishin dislokuar për ruajten e rendit, ndërsa zgjedhjet monitoroheshin nga grupe evropiane dhe amerikane.

Presidenti aktual Ivan Duque largohet mes pakënaqësisë së thellë teksa 40 përqind e popullsisë së vendit jeton në varfëri.
Imazhi i qeverisë është dëmtuar nga denoncimet për reagimin e saj të ashpër ndaj protestave disa javore kundër varfërisë, që kanë lënë dhjetra civilë të vdekur.

FOTO GALERI
3/3
Vota e djeshme u mbajt në atmosferë të tensionuar sigurie me protesta të shumta prej krizës ekonomike e sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA