Të paktën 100 të vrarë mes kërkuesve të arit në kantieret ilegale në Çad (fotot)

30/05/2022 18:29

Përleshjet mes kërkuesve informalë të floririt në një zonë në veri të Çadit kanë lënë rreth 100 të vdekur dhe 40 të plagosur, thanë sot burimet qeveritare.

Sipas raportimeve, një konflikt i dobët mes “dy individëve… degjeneroi në përleshje masive vrastare”, tha ministri i mbrojtjes Daoud Yaya Brahim për agjencinë AFP.

Rajoni malor Kouri Bougoudi pranë kufirit me Libinë tërheq gërmues të floririt nga i gjithë Çadi si dhe nga disa vende fqinje.

Përplasja e rëndë ka ndodhur në fundjavë por informacionet po dalin vetëm tani.

Disa grupe thonin se numri i viktimave është më i lartë nga sa thonë autoritetet dhe për një pjesë të vdekjeve fajësojnë autoritetet e sigurisë.

Qeveria ka dërguar një mision në zonën rreth 1,000km në verilindje të kryeqytetit N’Djamena.

Ministri Brahim tha se një kontigjent i madh ushtarak është dërguar në zonë dhe ka rivendosur qetësinë.

Ai shtonte se besonte se përplasja ndodhi me njerëzve nga Libia e Mauritania.

Por javën e kaluar Mahamat Nour Ibedou, kreu i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Çad tha se ushtarët e dërguar për të ndërhyrë kishin qëlluar ndaj njerëzve, siç citohet nga AFP.

Ai dhe një lider i opozitës thanë se vdekjet arrijnë deri në 200 njerez, por autoritetet mohojnë shifrat si dhe përgjegjësinë për përkeqësimin e masakrës.

Të gjitha aktivitetet minerare në Kouri Bougoudi aktualisht janë pezulluar.

FOTO GALERI
2/3
Ministri Brahim tha se një kontigjent i madh ushtarak është dërguar në zonë dhe ka rivendosur qetësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA