I riu mbytet në pishinën e ‘festës së seksit’, në vilën britanike ‘të orgjive’ (fotot)

30/05/2022 17:15

Një hetim për vrasje ka nisur pasi një djalë në të 20-at ka vdekur në një pronë luksoze prej më shumë se 3milionë paundë që njihet për ‘festa seksuale’ me të ftuar të rangut të lartë në veri të Londrës.

Incidenti kishte ndodhur në pronën masive Radlett, Hertfordshire të dielën e 22 majit, ku raportohet se kishte rreth 200 të ftuar të njohur në vend si “swingers” (ndërrues të partnerëve), në termat me të cilat i referohen kryesisht orgjive private.

Zhvillimi vjen teksa në të njëjtën vendndodhje në 2015, 35 vjeçari Edmund Echukwu, u gjet i vdekur i mbytur në pishinë gjatë një orgjie me tematikë nga “Agjenti 007”.

Burimet thonin se ngjarja erdhi pas një përleshjeje mes dy burrave dhe rënies në ujë të viktimës, kur dhe ndaloi së reaguari.

Incidenti i fundit nuk është përmendur fare në faqen e internetit të festave ‘Radlett Parties’ ku përshkruhet se “festat tona nuk pushojnë deri sa të ftuarit të pushojnë” ndërsa mburret me një histori 40 vjeçare të festave të seksit dhe ekseseve të tjera.

Vila në Littlecroft e përshkruan veten si “shtëpia britanike më e njohur e festave të devijuesve (swingers), ideale për ata që eksperimentojnë për herë të parë dhe për të tjere me eksperiencë”.

Vila është në pronësi të financierit në pension Richard Stanley, 74 vjeç, dhe partneres së tij Janet Harrison që janë shfaqur dhe në një episod televiziv për “ndërrimin e grave”.

Në rregullat e sjelljes përfshihet, “ndalohet duhani në katin e dytë” dhe se duhet bërë kujdes kur merren pijet në pishinë ose në xhakuzi”.

Një i ftuar ‘i kënaqur’ nga festa tha për mediat se Richard e Janet ishin “organizatorë të mirë festash”.

Në faqen e internetit nuk ka njoftime për evente të ardhshme por thuhet se “çiftet devijuese” duhet të sjellin me vete “një sens aventure dhe çlirimi, të brendshme të pastra dhe pije të mjaftueshme”.

Faqja e internetit thotë se ofrohen gjithashtu opsione “më erotike” ndërsa të ftuarve u ndalohet të sjellin celularët e tyre brenda vilës.

Biletat e pjesëmarrjes përfshirë dhe një dhomë gjumi dopjo, raportohet se shiten nga 500 deri në 1,000 paundë.

Ndërkohë policia është duke kërkuar dëshmitarë për incidentin e fundit. Ata thanë se kanë arrestuar një 34 vjeçar nga Brighton që më pas u lirua me kusht.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA