Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar Kharkivin, ku është takuar me trupat që po mbrojnë këtë qytet kyç në verilindje të Ukrainës.

Kjo është vizita e parë jashtë kryeqytetit ukrainas, Keiv, që Zelensky ka realizuar qëkur forcat ruse nisën pushtimin e shtetit të tij më 24 shkurt.

Zyra e presidentit ukrainas raportoi më 29 maj se Zelensky u takua me ushtarët në pozicionet në vijat e frontit dhe po ashtu zhvilloi një takim me zyrtarët lokalë, përfshirë kryetarin e Harkivit, Ihor Terekhov, administratorin rajonal, Oleh Synegubov dhe anëtarë dhe komandantë ushtarakë, raporton REL.

“Ju po rrezikoni jetën e juaj për të gjithë ne dhe për shtetin tonë”, citohet t’u ketë thënë Zelensky ushtarëve.

Vizita e Zelenskyt në Harkiv vjen teksa Shërbimi shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se granatimet ruse kanë shkaktuar zjarre përreth Kharkivit, qytetit të dytë më të madh ukrainas. Rusia ka vazhduar që ta bombardojë Kharkivin pasi trupat ukrainase zmbrapsën ato ruse nga pozicionet pranë qytetit disa javë pas nisjes së pushtimit.

Presidenca ukrainase tha se Synegubov i tha Zelenskyt se forcat ukrainase kanë bërë përparim në kundërsulmet e tyre ndaj ofensivës së fundit ruse.

“Por, ne nuk jemi në gjendje që të inspektojmë plotësisht disa prej vendbanimeve të çliruara pasi granatimet po vazhdojnë. Po ashtu nuk jemi në gjendje që të kryejmë inspektime të detajuara dhe të nisim riparimin e infrastrukturës kritike”, citohet të ketë thënë administratori rajonal, Synegubov.

Ai shtoi se forcat ruse kanë dëmtuar 2,229 ndërtesa të larta në këtë rajon, 225 prej të cilave janë të shkatërruara plotësisht. Ai po ashtu tha se qarqet veriore dhe lindore të Kharkivit kanë pësuar më së shumti dëme, me mbi 30 për qind të ndërtesave të shkatërruara.

Këto shifra nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA