Irani shfaq pamje nga bazat nëntokësore të dronëve mes rritjes së tensioneve (fotot)

28/05/2022 19:49

Ushtria e Iranit publikonte sot pamje të bazave nëntokësore të dronëve në vendndodhje të pacilësuara, në një kohë tensionesh e incidentesh të përsëritura me Izraelin.

Imazhet e tuneleve të dronëve sulmues vijnë pas raportimeve për një sulm ndaj një impjanti në Iran për zhvillimin e teknologjisë së mjeteve pa pilot.

Dy ditë më parë ministria iraniane e mbrojtjes njoftoi për një “aksident” në kompleksin ushtarak të sigurisë së lartë Parchin ku një inxhinier u vra dhe një tjetër ishte plagosur.

Ndërsa dje New York Times raportonte për një sulm me dronë që kishte te gjitha shenjat e një operacioni izraelit kundër impjanteve ushtarake e infrastrukturore të Iranit.

Lajmi tha se sulmi kishte si objektiv pikërisht një imjant në Iran ku po zhvillohet teknologjia e dronëve ushtarakë.

Izraeli duket se ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e kolonelit të Gardës Revolucionare Saiad Kodai, i cili u vra nga motoçiklistë jashtë shtëpisë së tij në Teheran.

Një zyrtar inteligjence tha se vrasja ishte një formë paralajmërimi për Teheranin për të ndaluar shënjestrimin e qytetarëve të Izraelit jashtë shtetit.

FOTO GALERI
7/11
“Armiqtë tanë duhet të presin, reagimi ynë do të jetë i ashpër duke bërë që armiku të pendohet për veprimet e tij”, tha Salami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA