Ushtria e Iranit publikonte sot pamje të bazave nëntokësore të dronëve në vendndodhje të pacilësuara, në një kohë tensionesh e incidentesh të përsëritura me Izraelin.
Imazhet e tuneleve të dronëve sulmues vijnë pas raportimeve për një sulm ndaj një impjanti në Iran për zhvillimin e teknologjisë së mjeteve pa pilot.
Dy ditë më parë ministria iraniane e mbrojtjes njoftoi për një “aksident” në kompleksin ushtarak të sigurisë së lartë Parchin ku një inxhinier u vra dhe një tjetër ishte plagosur.
Ndërsa dje New York Times raportonte për një sulm me dronë që kishte te gjitha shenjat e një operacioni izraelit kundër impjanteve ushtarake e infrastrukturore të Iranit.
Lajmi tha se sulmi kishte si objektiv pikërisht një imjant në Iran ku po zhvillohet teknologjia e dronëve ushtarakë.
Izraeli duket se ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e kolonelit të Gardës Revolucionare Saiad Kodai, i cili u vra nga motoçiklistë jashtë shtëpisë së tij në Teheran.
Një zyrtar inteligjence tha se vrasja ishte një formë paralajmërimi për Teheranin për të ndaluar shënjestrimin e qytetarëve të Izraelit jashtë shtetit.
Top Channel