Një total prej 40 personash raportohet se kanë vdekur sot teksa familjet u shtypën për vdekje gjatë një shërbese fetare në Nigeri ku gjithashtu ofroheshin dhurata e ushqime falas.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë një eventi në Kishën e Mbretit në qytetin jugor bregdetar Port Harcourt, Nigeri.
Mes viktimave kishte gra e fëmijë.
Një dëshmitar tha se incidenti ndodhi gjatë programit “Bëj Pazar falas” ku shpërndaheshin dhurata e ushqime si dhuratë për përvjetorin e katërt të Kishës.
Njerëzit kishin nisur të vinin herët në kishë për eventin edhe pse ai duhet të niste në orën 9.00
Rreth orës 08.00 turmat e mbledhura hynë në ambjentet e brendshme pasi ndoqën anëtarët e një eventi sportiv.
Rrjeti vendas Punch tha se shumica e viktimave u dërguan në spitalin ushtarak të Port Harcourt.
Një burim tha: “Incidenti ndodhi sot në mëngjes, kisha ftoi anëtarët për dhuratat e përvjetorit të katërt por njerëzit ishin grumbulluar që prej orës 06.30”
“Kur turmat panë një mundësi për të hyrë nga një portë e ngushtë, njerëzit u shtypën me njëri-tjetrin”
“Unë numërova 21 trupa të vdekur përtokë.
“Kjo nuk është hera e parë që kisha mban këtë program, or turma ishte shumë e madhe. Ata thonin se do të shpërndaheshin dhurata dhe ushqim falas. Është shumë e dhimbshme”.
Policia ka konfirmuar incidentin por jo numrin e saktë të viktimave.
Top Channel