“Ballo me maska”! Nga Parma në skenën e TKOB duke filluar nga 1 Qershori

30/05/2022 12:30

Shfaqja e operas “Ballo me maska”, produksion i plotë nga Teatro Regio di Parma vjen në skenën e TKOB duke filluar nga 1 Qershori. Kjo shfaqje është konkretizimi i protokollit të bashkëpunimit mes dy teatrove.

“Jemi këtu në Tiranë për të vënë në skenë Ballon me Maska të Verdit që është një produksion i Teatrit të Parmës. Ishte një zbulesë shumë e bukur disa vite më parë për këtë faqosje në letër të 1913, mbi të cilën më pas krijuam kostumet. Është një ballo me maska plot me poezi. Sepse ka diçka të memories kolektive europiane”,  tha regjisorja Bianchi.

Produksioni i plotë me skenografinë e 1913 rikonstruktuar pak kohë më parë, kostumet, regjia skenike, ndricimi dhe stafi teknik italian do të realizohet së bashku me skuadrën e TKOB.

“Ndodhemi përballë diçkaje që nuk e kemi parë. Jemi të mësuar me kinemanë, efektet speciale, televizionin, skenografive me volum. Ndërsa këtu bëhet fjalë për diçka ekstremisht sugjestive. Sepse perspektiva është e pikturuar e gjitha dhe vjen si një vepër antike, tamam si një ëndërr”, tha Mariana Bianchi.

Giuseppe Verdi u lind në Le Roncole, në 10 tetor të vitit 1813. Verdi shfaqi që në vogëli talentin e tij të jashtëzakonshëm për muzikën. Në formimin e tij kulturor influencë pati frekuentimi i bibliotekës së pasur të shkollës së Jezuitëve në Busseto. Zgjedhja e nje shfaqeje nga ai është një markë e shtuar.

“Parma është toka e Verdit dhe unë jam një verdiane e apasionuar. Për mua Verdi është dramaturgu më i madh i 800-es italiane. Ka ribashkuar shpirtin popullor italian. Kështu që të luash apo këndosh Verdin është një markë shtesë”, tha regjisorja  Mariana Bianchi.

Projekti  me Teatro Regio Di Parma do të vijojë në 2023 me operan “Traviata” dhe në 2024 me operan “Rigoleto”.

 

Top Channel