Maklena Nika proteston përmes letërsisë! “Rozë antraciti”, një roman për revolucionet që ndodhin në heshtje Pas një pune 15 vjeçare, shkrimtarja Flutura Açka prezanton për lexuesin triologjinë “1914”, që hedh dritë mbi ngjarjet e periudhës historike shqiptare gjatë përgatitjes për ardhjen në Shqipëri, mbretërimin dhe largimin e Princ Vidit.
Ky është një roman artistik, por i bazuar në fakte historike. Trilogjia historike përpiqet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për ngjarjet e vitit të hidhur 1914.
Autorja përfshin rrëfime në vetën e parë të njerëzve të përfshirë në këto ngjarje. Duke jetuar mes Holandës dhe Shqipërisë ajo ka shfrytëzuar dokumentacionin e dy vendeve, duke aksesuar dëshmi, foto dhe telegrame.
“Për puçin e Beqir Grebenesë ma ka interesuar shumë, masakra e Hormovës, vrasja e kolonel Tomson, arrestimi i Esat Pashës, përplasja e parë me rebelët. Kanë qenë momente të errëta”, tha Flutura Açka, autore e veprës.
Açka ndalet veçanërisht te vrasja e kolonelit holandez Tomson, që shërbeu në Shqipëri me mision ruajtjen e paqes dhe humbi jetën teksa mbronte Durrësin nga forcat kryengritëse.
“Unë dyshoj që nuk është një vrasje aksidentale sepse po t’ia lemë vetëm rebeelëve, nuk e dimë kush e ka shtënë plumbin, është një vrasje aksidentale. Unë them që është pjesë e një komploti më të madh politik, për shkak edhe të fërkimit të Fuqive të Mëdha, dikush ishte i interesuar për të shembur mbretërimin e Princ Vidit”.
Vepra u promovua mbrëmjen e kluar në praninë e miqve, kolegëve dhe studiuesve, që vlerësuan punën e autores, që eksploron tensionet që kërcënojnë vetë ekzistencën e shtetit.
“Është një sinfonia e historisë shqiptare, një sinfonia e guximit krijues për të hedhur dritë të terr. Për të fokusuar ato ngjarje të jashtëzakonshme pa harruar që Evropa e 1913, i copëtoi trojet shqiptare”, u shpreh Behar Gjoka, studiues.
Duke gërshetuar faktin historik me narracionin, Açka sjell një panoramë të gjallë të Shqipërisë në 1914.
“Nuk e di nga e ka marrë guximin Flutura të futet në vitin më të vështirë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Kur e kam lexuar librin, kam përfytyruar si ishte Vlora e asaj kohe, si ishin rrugët, si visheshin njerëzit“, deklaroi Ben Andoni, publicist.
Triologjia nis me lindjen e brishtë të shtetit shqiptar dhe udhëton përmes njerëzve që u përpoqën ta mbronin apo ta përdornin atë.
Top Channel