Hiqet portreti i Zervës, ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë

09/10/2026 16:31

Napolon Zerva, ish-drejtues i formacioneve antifashiste greke në Luftën e Dytë Botërore, arvanitas nga Suli, ditët e fundit është kujtuar si hero në Greqi.

Por për shqiptarët, ai kujtohet si një kriminel që drejtoi ushtrinë greke në dëbimin dhe masakrimin e shqiptarëve të Çamërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo foto e tij, e vendosur në Galerinë e Artit në Dervician, të bashkisë minoritare greke të Dropullit, ka sjellë reagim të fortë nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.

Drejtuesit e tij e cilësojnë këtë veprim si një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe i kanë kërkuar Bashkisë Dropull të mbajë qëndrim për këtë çështje.

Pas reagimeve, portreti i Napolon Zervës është hequr nga galeria nga organizatorët e kësaj ekspozite.

Top Channel