Tradhtia u bë virale, policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën që dhunuan nusen e djalit

27/05/2022 16:24

Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23-vjeçares nga fshati Togez i Librazhdit, pasi e dhunuan, e filmuan dhe videon e shpërndanë në rrjete sociale.

Vjehrri dhe vjehrra gjetën të renë në shtëpi me një djalë tjetër, ndërsa e filmuan, e dhunuan dhe pamjet i publikuan në rrjete sociale, duke e thelluar edhe më shumë skandalin.

23-vjeçarja ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, ndërsa disa herë ka qenë e strehuar tek Forumi i Gruas në Elbasan pasi ishte dhunuar.

Mësohet se vajza ka denoncuar edhe të atin dhe ka marrë urdhër mbrojtje edhe prej tij.

Bashkëshorti ishte emigrant në Londër dhe kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e gjente nusen me të dashurin.

Sipas informacioneve, nusja e  ka shtëpinë në emër të saj. Ajo shprehet se vjehrri dhe vjehrra duhet të ikin, pasi kur janë martuar babai i saj i ka dhënë paratë për të ndërtuar shtëpinë.

Vajza tashmë ndodhet tek shtëpia e prindërve në Gizavesh të Librazhdit.

Kujtojmë se videoja ku vjehrri, vjehrra dhe të tjerë gjejnë dhe dhunojnë të renë janë publikuar dhe bërë virale në rrjete sociale.

Top Channel