Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën, zbardhet ngjarja, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

26/07/2026 13:18
Foto ilustruese

47-vjeçari, Klodjan Ndoj është shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar dhe më pas u largua duke marrë me forcë automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 25 korrik në Sanxhak të Kurbinit. Policia bën me dije se i dyshuari K. N., 47 vjeç, banues në këtë zonë, është identifikuar si autori i plagosjes së shtetasit V. P., 22 vjeç.

Pas plagosjes në këmbë, 47-vjeçari dyshohet se ka marrë nën kërcënimin e armës automjetin e të riut dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq mësohet se 22-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Shpallet në kërkim një 47-vjeçar, i dyshuar si autori i ngjarjes, i cili pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë, nën kërcënimin e armës, edhe automjetin e 22-vjeçarit, Klodjan Ndoj.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.07.2026, bazuar në provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autori, pas plagosjes, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i marrë 22-vjeçarit, nën kërcënimin e armës, automjetin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Punohet intensivisht për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të 22-vjeçarit.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Top Channel