Dy ditë më parë iu rikthyen normalitetit, shtohet rreziku në Kharkiv/ Metroja rikthehet sërish në vendstrehim për civilët

26/05/2022 18:19

Para dy ditësh metroja e Kharkiv iu rikthye normalitetit duke vijuar shërbimet e saj, por tashmë sulmet janë. Tashmë metroja do të kthehet në një vendstrehim për civilët.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, tha se zyrtarët do të caktojnë zona të veçanta në sistemin e metrosë nëntokësore ku banorët mund të qëndrojnë derisa të ndalojnë granatimet.

 “Është e zhurmshme dhe e rrezikshme sot në Kharkiv. Forcat armike po bombardojnë përsëri qytetin tonë. Njerëzit janë plagosur dhe, për fat të keq, janë vrarë”, u shpreh Terekhov në një video, ndërsa u bën thirrje ukrainasve të të qëndrojnë në vende të sigurta.

Sipas BBC, së fundmi të paktën katër persona janë vrarë nga bombardimet në qytetin e Kharkiv, i cili ka qenë një vend i qetë në javët e fundit.

Top Channel