Bernie Ecclestone arrestohet në Brazil me pistoletë në bagazh teksa merrte avionin privat për në Zvicër (fotot)

26/05/2022 18:59

Miliarderi Bernie Ecclestone është arrestuar mbrëmë në Brazil pasi po transportonte ilegalisht një pistoletë, teksa merrte avionin privat për të shkuar drejt Zvicrës.

Policia braziliane kishte gjetur një pistoletë pa dokumente tip LW Seecamp .32mm në bagazhin e ish-pronarit të Formula 1, gjatë skanimit me rreze X në aeroport.

Ata shtonin se ai ishte arrestuar dhe mbajtur në ambjentet e aeroportit Viracopos pranë Campinas.

Financieri 91 vjeçar britanik pranonte pronësinë e armës por tha se nuk e dinte se ishte në bagazhin e tij. Pasi pagoi lirinë me kusht ai ishte lënë i lirë të vazhdonte udhëtimin.

Armëmbajtja pa leje në Brazil merr dënim maksimal prej katër vjetësh burg, por Ecclestone ishte lirar me argumentimin “statusit të shquar personal, të pasurisë dhe natyrës së shkeljes”.

E përditshmja vendase Globo, shkruante se pistoleta “nuk kishte karikator dhe as municion”.

Ecclestone kishte deklaruar se e kishte blerë armën disa vjet më parë nga një mekanik i F1 dhe se e mbante atë në pronat e tij rurale në São Paulo.

Gazeta shtonte se liria e paguar nga milioneri ishte 6,060 real ($1200).

Ecclestone kishte zgjedhur të mos thërriste avokatin teksa gruaja e tij shërbeu si përkthyese.

91 vjecari është i martuar me brazilianen Fabiana Ecclestone, ish-zv. presidente e federatës së automobilizmit FIA.

Ata kishin marrë pjesë në disa evente në vendin latino-amerikan duke përfshirë garën Stock Car prabnë São Paulo si dhe ishin takuar me ish-kampionin vendas te automobilizmit Nelson Piquet në Brasilia.

FOTO GALERI
2/4
Gruaja e tij Fabiana Ecclestone shërbeu si përkthyese.

Top Channel