Autorja e tregimit ‘Si të vrasësh bashkëshortin’ vret burrin e saj por zbulohet dhe del para gjyqit (fotot)

26/05/2022 16:43

Shkrimtarja amerikane e novelave Nancy Crampton Brophy ka vrarë me armë bashkëshortin e saj për të përfituar një shpërblim prej 1 milionë dollarë nga sigurimet, u tha dje në gjyqin në Oregon, SHBA.

Crampton Brophy kishte shkruar më parë tregimin “Si të vrasësh bashkëshortin tënd” por ironikisht pesë vjet pas vdekjes së burrit të saj Daniel Brophy, 71 vjeçarja po gjykohet për vrasjen e tij.

Në gjykatë u tha se Crampton Brophy zotëronte të njëjtin model të pistoletës me të cilën u vra bashkëshorti i saj dhe megjithë pretendimet fillestare se ishte në shtëpi në kohën e vdekjes, ajo është kapur nga kamerat e sigurisë duke shkuar e duka ardhur nga skena e krimit.

Prokurorët thanë se Crampton ka vrarë bashkëshortin e saj me qëllim të përfitonte sigurimet e jetës prej $1.4milionë, pasi kishte mbetur keq për para.

Por Crampton Brophy thotë se ajo nuk kishte motiv për ta bërë këtë pasi problemi i parave ishte zgjidhur me arkëtimin e një pjese të planit të sigurimit të pensionit të tij.

Lisa Maxfield, një prej avokateve të Crampton Brophy tha për gazetaët se vendimi do të apelohet.

Në tregimin e saj ‘How to Murder Your Husband’ (Si të vrasësh bashkëshortin) Crampton Brophy parashtronte mënyra të ndryshme për realizimin e një krimi ‘të pazbulueshëm’.

Por gjykatësi Christopher Ramras rrjedhimisht e përjashtoi tregimin të përfshihej në gjyq, duke thënë se mund të krijonte paragjykime pasi ishte publikuar fillimisht bë 2011.

Në një ese të vitit 2011, ajo shkruante: “Si një shkrimtare romantike e suspancës, unë kaloj shumë kohë duke menduar për vrasjen dhe rrjedhimisht dhe për procedurat e policisë”.

“Në fund të fundit nëse kryej një vrasje kjo duhet të më çlirojë, jo të më bëjë ta kalojë kohën në burg”, tregon ajo.

Ajo komentonte gjithashtu motivet duke thënë se mund të ishin financiare , “gënjeshtrat, bastard tradhtues”, abuzues, dhe më pas diskutoheshin metodat për t’u përdorur.

Gruaja shkruante se thikat ishin “personale dhe të afërta. Gjak kudo”, kurse helmi “i konsideruar si arma e një gruaje”, ishte i lehtë për t’u zbuluar. Crampton Brophy shkruante më tej se armët e zjarrit ishin “të zhurmshme, të rrëmujshme, dhe kërkonin disa aftësi”.

Daniel Brophy u gjet i vdekur nga plagë të shumta arme zjarri mëngjesin e 2 qershorit 2018, në shkollën e kuzhinës Oregon Culinary Institute, ku ai punonte.

Ai duhet të kishte qenë vetëm në kuzhinë kur u vra dhe fillimisht nuk kishte asnjë të dyshuar.

Në vendngjarje nuk kishte as shenja përleshjeje deh as grabitjeje, pasi Brophy kishte ende të trup portofolin e tij, celularin dh3 çelësat e makinës.

Dënimi për Crampton Brophy priet të jepet në senacën e 13 qershorit.

FOTO GALERI
4/5
Në një ese të vitit 2011, ajo shkruante: “Si një shkrimtare romantike e suspancës, unë kaloj shumë kohë duke menduar për vrasjen dhe rrjedhimisht dhe për procedurat e policisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA