Opozita kundër projektit për Butrintin/ Balla: “Non grata” e ka problemin me Amerikën, kur ishte në pushtet privatizoi dhe kalatë

23/05/2022 18:11

Refuzimi i opozitës për të miratuar Projektligjin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, sipas socialistit Taulant Balla, vjen si pasojë e refuzimit që Sali Berisha u bën amerikanëve, që e kanë shpallur ‘non grata’.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Berisha as nuk e ka parë projektin e ri për parkun e Butrintit që pritet të miratohet sot në kuvend, por kundërshton “vetëm sepse do t’i dalë kundër Amerikës”.

Gjëja e fundit që ju shkon ndër mend është Butrinti. Non Grata e madhe e nxori kokën sot, prandaj foli i fundit. Iu turr fondit amerikan.

Ju thashë që sa të vijë kontrata e radhës me një kompani amerikane do të dilni kundër. Por e keni gabim. Fondi kja ardhur në Shqipëri kur ai ka ardhur në pushtet dhe ka bërë gjëra të mira.

Fondi është dekoruar kur zotëria ka qenë kryeministër. Po të kishte emërtesë tjetër, nuk do të ishit kundër. Po ju pse i shkoni pas. Duhet të kishit ndjekur logjikën politike. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Ju as që  ekni lexuar çfrë do bëhet. Ai po pa amerikanë kundër i fut një bojë dhe thotë jo, vetëm e vetëm se thotë çfarë ka Amerikë, duget të dalim kundër. Thotë nga mëngjesit në darkë do na e marrin. Ku do e marrin, do e marrin në krahë”.

Sipas Ballës, “kurrë SHBA-ja nuk ka hyrë në një çështje që ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve. Që ku u vendosën marrëdhëniet. Kurrë”.

Deputeti socialist akuzoi kreun e PD-së Sali Berisha se gjatë mandatit të tij si kryeministër, “filloi të privatizonte kalatë dhe kështjellat”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA