Superformacioni i Botërorit/ Nga Messi te Haaland e Mbappe, yjet që po dominojnë Amerikën
Sali Berisha deklaroi se protesta 41-ditore, të cilën e cilësoi si një kryengritje paqësore qytetare me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe po gjen mbështetje në spektrin politik evropian.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po qeveris mbi ligjin dhe Kushtetutën, duke e cilësuar atë si përgjegjës për keqqeverisje dhe lidhje me krimin.
Berisha tha gjithashtu se përfaqësuesit e protestës kanë dorëzuar në Prokurori një kallëzim, ndërsa grupi parlamentar i PD-së do të paraqesë së shpejti një tjetër dosje me akuza ndaj Ramës.
“Këtë javë përsëri Shqipëria ishte në krye të lajmeve në Evropë dhe në botë. Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit, ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare.
Në këtë kuadër mund të them se kjo kryengritje po gjen mbështetje të gjerë në të gjithë spektrin politik evropian, por edhe qytetarët e vendeve të lira të Evropës.
Nga ana tjetër, Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.
Libri i Kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale. Është de facto trajtimi i Shqipërisë nga Edi Rama si çiflig familjar dhe dorëzim i këtij çifligu në duart e mafies shqiptare dhe botërore.
Natyrisht ky është një aktakuzë që atë do ta ndjekë gjithë jetën dhe përfaqësuesit e protestës e kanë dorëzuar në prokurori akuzën e tyre, grupi parlamentar i PD do ta dorëzojë së shpejti po në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale të kësaj dosje”, tha Berisha.
Top Channel