Pamje të rënda/ I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar, dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri 28/10 17:00
Partia Demokratike ka njoftuar se të mërkurën, më 15 korrik, në orën 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Sipas rendit të ditës, pika kryesore e mbledhjes do të jetë zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë kryetarin në drejtimin e Partisë Demokratike.
Konkretisht, Këshilli Kombëtar do të votojë për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD-së, Sekretariatit të Partisë Demokratike, si dhe Komisionit të Apelimit.
Në rendin e ditës është parashikuar gjithashtu edhe pika “Të tjera”, ku mund të diskutohen çështje të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e partisë.
Top Channel