Edhe bregdeti i Velipojës është përfshirë nga një fenomen i pazakontë i ujit, në dukje të parë si një ndotje por që nuk rezulton e tillë.

Ngjyra e verdhë në bregdet dyshohet se  është shkaktuar nga poleni i pishave.

Të dy zonat, si Shëngjini edhe Velipoja njihen per masivet e mëdha të pishave dhe pluhuri që formohet nga  ky lloj druri, me ndihmën e erës është përhapur edhe në det, ku ne kontakt me ujin ka formuar edhe ngjyrën e verdhe.

Poleni i pishës konsiderohet një nga dhuratat më të mira të natyrës.

Ajo ka një gamë të gjerë benefitesh për shëndetin dhe fatmirësish është shumë lehtë e disponueshme në natyrë.

Është i mahnitshëm fakti që ky polen përmban më shumë se 200 lëndë ushqyese bioaktive.

Përbërja e polenit është e qëndrueshme, dhe përqendrimi i substancave të dobishme në të është jashtëzakonisht i lartë – më shumë se 90 përqind e pjesës më të madhe.

Arsenali dhe diapazoni i veprimit të tyre të dobishëm është jashtëzakonisht i madh – pakrahasueshëm më i lartë se ai i çdo suplementi dietik ose vitaminë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA