Bija e madhe e Putin mbron qëndrimin rus ndaj Ukrainës, ndaj të drejtave ‘gay’ dhe Perëndimit, në postimet e universitetit (fotot)

21/05/2022 15:28

Bija e madhe e Vladimir Putin është zbuluar nga mediat perëndimore se qëndron prapa një llogarie të fshehtë në rrjetet sociale ku flitet me tërbim kundër Ukrainës, Perëndimit, kunder George Soros dhe fushatës së të drejtave LGBT.

37 vjeçarja Maria Vorontsova, bija e madhe e presidentit rus nga martesa e tij e parë menaxhon llogarinë e quajtur ‘Maria V’ me postime pro-ruse.

Sipas të përditshmes The Times, një media e pavarur ruse merrte njoftimet e postimeve që shpërndaheshin për të diplomuarit e vitit 2011 të Universitetit shtetëror Mjekësor të Moskës.

Mes të tjerash ajo u thoshte studentëve se “Perëndimi” përpiqet të ndalojë zhvillimin dhe lulëzimin e Rusisë.

Pediatrja e diplomuar në vitin 2011, njihet gjithashtu si Maria Faassen.

Ajo është një nga dy bijat e Putin me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya.

Vorontsova shtonte më tej: “Askush në Perëndim nuk do që vendi ynë të lulëzojë, ata përpiqen gjatë gjithë kohës që kjo të mos të ndodhë, dhe vazhdojnë ta bëjnë”.

“Nëse papritur Rusia do të bëhej e varur për lëndë të para nga BE apo SHBA do të ishte interesante të shihja se kë do të fajësonit për faktin që nuk po jetojmë në një vend të zhvilluar”, shtonte ajo.

Sipas rrjetit Newsweek ajo ka thënë gjithashtu se Rusia “nuk është një vend agresor, por një viktimë e detyruar të mbrojë veten e saj”.

“Të fajësosh për gjithçka një njeri është si të vësh përgjegjësinë vetem te një person, si të ishte një car. Ne nuk jemi si gjermanët në vitet 1930, por si ata që gjermanët përjashtonin”.

Mediat thonin se një tjetër organizatë lajmesh e quajtur Meduza – e ndaluar në Rusi – tha se dyshonte por nuk kishte konfirmimin 100 përqind se përgjegjëse ishte 37-vjeçarja.

“Ne nuk mund të deklarojmë me siguri që Maria V. është në fakt Maria Vorontsova, bija e Vladimir Putin. Por provat rrethanore dhe dy burime kanë thënë që kemi të bëjmë me të”.

Si ajo dhe e motra Tikhonova janë vendosur nën sanksione nga BE, edhe pse nuk janë shfaqur kurrë në publik me Putin. /Daily Mail//

FOTO GALERI
2/5
Ajo është një nga dy bijat e Putin me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya.

Top Channel