“Vetëm 2.5 milje larg Aleksandropolisit”! Greqia note proteste Turqisë për shkelje ajrore

20/05/2022 18:53

Greqia ka dërguar një note proteste të fuqishme ndaj Ankarasë duke reaguar përsëri ndaj një sfide të re dhe shumë serioze, siç e ka quajtur ajo, nga ana e Turqisë.

Sipas Athinës zyrtare avionë ushtarakë turq fluturuan vetëm 2.5 milje detare larg nga qyteti grek Aleksandoupolis, në lindje të vendit.

Ministria e Jashtme flet për “shkelje të paprecedentë të sovranitetit kombëtar”. Siç theksohet në notën e protestës, “dy avionë ushtarakë turq hynë ilegalisht në hapësirën ajrore kombëtare dhe iu afruan Aleksandropolisit në një distancë prej vetëm 2.5 miljesh detare”.

Gjithashtu, me urdhër të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, kjo note I është komunikuar drejtpërdrejt dhe ambasadorit turk në Athinë, ndërsa u dhanë udhëzime për të informuar aleatët dhe partnerët e Greqisë, në Bashkimin Evropian , NATO e OKB.

Ministria e Jashtme thekson se ky veprim është një “përshkallëzim shumë i qartë i provokimit turk” dhe se është pjesë e përpjekjes së Turqisë për të promovuar revizionizmin e saj neo-otoman, duke shkelur të gjitha rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Ky akt, nënvizon ministria greke e Jashtme , minon gjithashtu kohezionin dhe prioritetet imediate të NATO-s, duke përbërë një kërcënim të qartë për Bashkimin Evropian në një pikë kritike, pasi porti i Aleksandoupolis është një qendër kyçe për përforcimin e aleatëve të Greqisë, kryesisht të SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA