Trojka socialiste e negociatorëve për zgjedhjen e presidentit të ri, është duke e ndjekur me interes përpjekjen e Enkelejd Alibeajt në gjetjen e kandidatëve të propozuar nga opozita për raundet 2 dhe tre.
Por në një kohë kur takimi i parë i Alibeajt me 23 deputetë të enjten prodhoi 8 emra kandidatësh potencial, socialistët i kanë dërguar një rikujtesë kreut të grupit parlamentar demokrat, njëherazi kryetar i komanduar i PD.
Ne thonë tre negociatorët socialist “raundin e dytë dhe të tretë nuk do propozojmë kandidatë dhe i takon opozitës të propozojë”.
I rikutojnë Enkelejd Alibeajt se “ Propozimi për President duhet të vijë edhe me firma mbështetëse nga opozita”.
Duke e marrë të mirëqenë faktin se Alibeaj do ta vijojë këtë proces me vetëm 23 deputetë që i shkuan në mbledhje të Enjten, atëherë ai do të jenë në kushtet kur nga lista e 8 kandidatëve të zgjedhë vetëm një.
Për tw dorëzuar kandidaturën në sekretarinë e kuvendit deri pasditen e të kësaj të diele, emrit duket ti bashkëlidhen edhe 20 firma deputetësh propozues siç e kërkon kushtetuta.
Mbrëmjen te enjtes Alibeaj është konsultuar me Mesila Dodën, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën. Në emër të gjithëpërfshirës në këtë proces të brendshëm konslultiv të PD, bujaria e Alibeajt është shtrirë edhe në grupin e deputetëve mbështetës të Berishës të cilët nuk pajtohen dhe e kanë kundërshtuar përfshirjen e Alibeajt në tryezën e dialogut presidencial me të mandatarit e Edi Ramës.
Ftesa e tij për t’u takuar pasditen e të premtes me grupin e rithemelimit ka marrë një refuzim të prerë.
Top Channel