E vetme në mes të të gjithëve…

-Quhem Merita Bozo.

-Kush ta ka vendosur emrin? 

-Nuk e di

Merita është braktisur nga prindërit në vitin 1968.

Ajo kaloi 18 vitet e jetës në Shtëpinë e Fëmijës me të panjohurit që ju kthyen në të afërmit e vetëm.

Kisha shumë dëshirë të kisha familje. Të më përkëdhelnin… nuk më pyeste asnjë njeri si isha. Kjo është fatkeqësia më e madhe.  Hanim me turne, pak ushqim…

54 vjeçarja veç fëmijërisë së vështirë që kaloi, në rini e gjatë rritjes kudo që shkonte për të kërkuar punë apo këdo që takonte do të ndihej jo e pranuar, madje në disa raste edhe e rrezikuar.

“Ka paragjykime, përbuzje ‘se e shtëpisë së fëmijë’. Si dhe ka shumë raste që hajde të shkojmë këtu të përfitojnë, hajde të shkojmë këtu. Por i kam thënë stop. Vërtetë jam jetime por nuk lejoj njeri të më marr dinjitetin nëpërkëmbë!”

Fati i saj i keq ishte se nuk përfitoi strehim gjatë komunizmit sepse prioritet për Meritën ishte të përfundonte arsimin e lartë për laborante që ti dilte zot vetes në të ardhme, por mbarimi I studimeve përkoi në kohën e tranzicionit.

Jetë e vështirë sidomos për vajzat. Shtet i papërgjegjshëm për  ne jetimët. Të ishe në kohën e Enverit merrnin të gjithë shtëpi, tani nuk ka shans. Unë femër në mes të katër rrugëve!

Merita sot jeton në një shtëpi me qira më pak se 30 m2, punon në Sanatorium si operatore me një rrogë minimale.

“Nuk pres nga shteti unë. Punën e kam gjetur vetë, shkollën e kam bërë vetë”.

Për të nuk kanë qenë të pakta herët kur ka fjetur me barkun bosh, si dhe kujton momente që jo vetëm nuk ka pasur njeri të mbështes kokën por as shtrat për të kaluar natën.

Top Channel