Izraeli dhe Libani akuza njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit, IDF njofton vrasjen e tre terroristëve të Hezbollahut 24/04 08:35
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi zgjatjen me tre javë të armëpushimit në Liban, pas takimeve mes përfaqësuesve izraelitë dhe libanezë në Shtëpinë e Bardhë.
Edhe pse negociatat ishin në zhvillim, situata në terren mbeti e tensionuar. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, dhe Izraeli shkëmbyen sulme, duke treguar se armëpushimi mbetet i brishtë.
Armëpushimi ishte arritur fillimisht më 16 prill për të ndalur përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut. Kjo marrëveshje konsiderohet një element kyç në përpjekjet më të gjera për të ulur tensionet mes SHBA-së dhe Iran.
Top Channel