Plagosja e trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës, reagon policia: Dy vëllezërit u konfliktuan me dy të rinj me mjete të forta
24/04/2026 09:52
Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur në zonën e pazarit në Korçë.
Konflikti ka ndodhur rreth orës 08:00, midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç.
Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel