
25/02 09:55
Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë ndër më të talentuar tek Empoli. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë bërë shumë mirë në sezonin e parë në Serie A.
Presidenti i klubit toskan, Fabrizio Corsi është ndalur edhe te dy lojtarët shqiptarë në prononcimin e dhënë për Radio Kiss Kiss.
“Bajrami apo Asllani te Napoli sezonin e ardhshëm? Nuk e di, nuk mund ta them një gjë të tillë, sot nuk mund të flasim për merkato. Bëhet fjalë për mendime dhe ide. Të fokusohemi tek Atalanta, një sfidë e rëndësishme edhe sa i përket merkatos”, deklaroi Corsi./ SuperSport
Top Channel