Video e ‘terroristit’ me hark e shigjeta që vrau pesë vetë në supermarketin në Norvegji, del në gjykatë (pamje dramatike)

19/05/2022 15:37

Pamje të rënda janë publikuar sot nga kasaphana e një vrasësi terrorist në një supermarket në Norvegji vitin e kaluar që la të vdekur pesë vetë në qytezën e qetë të Kongsberg.

38 vjeçari Espen Andersen Bråthen, ka pranuar aktin dhe po gjykohet për vrasjen e pesë njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e 11 të tjerëve më 13 tetor 2021.

Norvegjezi i zhgënjyer me sistemin dhe i konvertuar në musliman  ishte listuar si person problematik që prej vitit 2015, por nuk ishte hetuar mjaftueshëm derisa therri me thikë e qëlloi me shigjeta viktimat e tij në supermarketin Co-Op Extra.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga gjykata e Bråthen tregonin sesi vrasësi hyri në dyqan i armatosur me hark e me thikën në brez.

I veshur me pantallona ushtarake dhe kanatiere të bardhë, vrasësi vendos shigjetat në hark njëra pas tjetrës duke ia lëshuar klientëve të tmerruar në dyqan.

Ai pranoi dje krimet para gjykatësit, duke treguar sesi përndoqi njerëzit edhe jashtë dyqanit duke lënë të vdekur pesë vetë nga mosha 52 dri në 78 vjeç, mes të cilëve katër gr.

Viktimat e para të killer-it ishin çifti i martuar Gunnar Sauve e Liv Borge, të dy 75 vjeç, pranë apartamentit të tyre.

Avokatët e Bråthen insistonin dje se është i paqëndrueshëm mendërisht dhe duhet të vendoset në një institucion mendor dhe jo në burg.

Sipas tyre “i çmenduri” besonte se ishte duke u verbuar nga sytë prandaj zgjidhja ishte se duhet të vriste sa më shumë njerëz.

“Mësova idenë se për të rilindur në një vend më të mirë duhet të shkoj të vras para se të verbohem”, justifikohej vrasësi para gjykatës.

Më tej ai argumentonte: “Por tani nuk ka rrezik që kjo të ndodhë përsëri pasi e di që nuk do të verbohem dhe kuptoj se ishte e gabuar të vrisja njerëz”.

Më pas ai kishte vrarë një elektriçist dhe një artiste qeramike  pasi hyri në studion e saj në Hytegatten dhe u mbyll aty brenda.

Bråthen përshkruhej si një njeri i vetmuar e i paqëndrueshëm që ishte konvertuar në fenë islamike.

Inteligjenca norvegjeze PST kishte kontaktuar me Bråthen në 2015, dhe e kishte mbajtur nën mbikqyrje deri në 2017, kur dhe ishte konvertuar në fenë islame

Në vlerësimin e atëhershëm të PST thuhej se subjekti nuk motivohej nga feja por ishte vetëm “i sëmurë mendor”.

Por imami i xhamisë që ai nisi të frekuentonte Oussama Tlili, tha se Bråthen i kishte folur një “një mesazh të kaluar nga një fuqi superiore” dhe që ai kishte nevojë të shpërndante.

Prej problemeve mendore sulmuesi nuk besohet se kishte mbajtur një punësim të qëndrueshëm prej viteve 2000.

Bråthen raportohej se ishte kishte grumbulluar një seri armësh në shtëpi, dhe shihej nga fqinjët të praktikonte me shkopinj e drunj në kopshtin e tij.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
2/4
38 vjeçari Espen Andersen Bråthen, po gjykohet për vrasjen e pesë njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e 11 të tjerëve

Top Channel