Ekspertët paralajmërojnë se një drogë “fatale” është duke u shitur nga më shumë se 60 shpërndarës në “rrjetin e errët” të internetit.
Karfentanil besohet se është 10,000 herë më e fortë se morfina dhe përdoret në veterinari për anestezi ndaj elefantëve e arinjve.
Droga më bazë opiumi raportohet se është shumë toksike dhe e fuqishme, teksa gjendej në 63 shpërndarës që e shisnin online.
Ornella Corazza, profesor shkencash në universitetin britanik të Hertfordshire tha në një seminar: “Sipas analizave tona sistematike kemi gjetur rreth 100 rrjete nga ku droga mund të blihet ose perftohet. Në një epokë pasigurie globale, do të këshilloja që më shumë vëmendje t’i kushtohet këtyre substancave dhe tregut të errët ku ato shpërndahen”.
Profesor David Nutt, ish-këshilltar britanik mbi keqpërdorimin e drogave paralajmëroi se drogat fentanile – ku bën pjesë dhe karfentanili– përbëjnë një problem serioz si për Britaninë dhe Evropën nëse do të shpërndahen aq lirshëm sa në SHBA.
“Ato janë një kërcënim serioz pasi mund të zëvendësojnë heroinën, tani që Afganistani ka ndaluar prodhimin e opiateve”.
“E vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet me fentanilin është regullimi i tregut të drogave dhe lejimit të atyre më pak të forta në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë në tregun e zi”, tha Nutt.
Studiuesit thonë se ajo nuk po përdoret vetëm si zëvendësues i heroinës por trafikantët e përziejnë atë me droga të tjera për të shtuar efektin.
Top Channel