Aktorja Julia Fox bëri sërish bujë në internet me daljen e saj në publik me të brendshme. Ajo vendosi ta bëjë pazarin ndryshe nga të tjerat, duke veshur bikini të zeza.

Fox e plotësoi veshjen me një xhaketë xhins, një palë çizme deri në gju, xhinse të demonstruara si çantë dhe një palë syze të zeza.

“Unë thjesht mendoj se nëse është e pranueshme të shkosh me rroba banjo kudo”, reagoi aktorja, pasi fotot e saj u bënë virale në rrjet.

Të shumta ishin edhe komentet të cilat ndaheshin në pozitive dhe negative, ndërsa një pjesë e tyre e konsideronin veshjen të papërshtatshme për të shkuar në supermarket.

Aktorja e njohur ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kohët e fundit ka guxuar shumë me veshjen, sidomos pas romancës së shkurtër që pati me reperin Kanye West.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA