Klienti i barit në Firence thërret policinë për çmimin e kafes (fotot)

18/05/2022 17:49

Një bar është gjobitur €1,000 pasi një klient u ankua në polici sepse çmimi i kafes nuk tregohej në banak

Klienti kishte thirrur policinë kur iu kërkuan €2 për kafen e tij të dekafeinuar në barin “Ditta Artigianale” në qendër të qytetit turistik të Toskanës.

Burri u ankua se çmimi i kafes nuk tregohej te menuja e vendosur prapa banakut.

Dhe ky duket se ishte gabimi që i solli barit telashet e gjobës, megjithse është një nga vendet më të njohura të kafes me disa çmime të fituara.

Francesco Sanapo, pronari i Ditta Artigianale, shkruante i zemëruar në rrjetet sociale duke mbrojtur kafen e tij, për të cilën thoshte se vjen nga një plantacioni vogël në Meksikë dhe më tej “përgatitet me kujdes nga baristat e mi”. Ai argumentonte se çmimi i kafes shfaqet në menunë dixhitale.

“Ata më gjobitën sepse dikush u ankua se pagoi €2 për kafe të dekafeinuar [ku përfshihet dhe procesi i nxjerrjes së ujit]. A mund ta besoni?” tha Sanapo në një video, duke treguar letrën e lënë nga policia. “Ky ligji i shfaqjes së çmimit është i vjetër dhe duhet ndryshuar, sepse ai që dëshiron mund të gjobisë 99.9% të bareve e restoranteve me të.”

Në Itali çmimi mesatar i kafes është €1, edhe pse shumica e bareve i kanë ngritur çmimet e tyre sivjet prej krizës së furnizimit dhe prodhimit.

Një prej komentuesve shkruante në mbrojtje të pronarit të lokalit, duke thënë. “Sikur ai klienti të vinte në Londër do të kishte ardhur policia dhe FBI”.

FOTO GALERI
2/3
Kjo ndodhi në qendër të qytetit turistik të Toskanës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA