Britanikja e parë që u martua ‘online’ me amerikanin, pas tre muajsh po ‘divorcohet’ ende pa u takuar (fotot)

18/05/2022 18:20

Një infermiere britanike që u martua me një punonjës fabrike në SHBA me anë të një ceremonie virtuale pa u takuar kurrë personalisht, thotë se është tashmë “zemërthyer” pasi kanë nisur procesin e divorcit.

26 vjeçarja Ayse Reeves, nga Lancaster, nisi të bisedonte me 24 vjeçarin Darrin Martin, nga Michigan, gjatë kohës së izolimit tëvirusit në 2020 kur u njohën në një grup të Facebook.

Rrjedhimisht më 21 maj 2021 ajo pranoi “video-propozimin” e tij për martesë dhe të dy celebruan romancën e tyre “marramendëse” me një martesë në rrjetin Zoom, të cilat njihen si te vlefshme në shtetin amerikan të Utah.

“Dasma” e tyre më 19 gusht 2021 ishte hera e parë që një person britanik martohet në lidhje direkte “live stream”.

Punonjësja e shëndetësisë thuhet se kishte planifikuar te ardhmen me të dashurin amerikan por tani ndjehet e humbur pasi pas tre muajsh po divorcohet pasi thotë se “nuk ka më besim te ai”.

Megjithse nuk ishte një ceremoni e zakonshme martese, Ayse ishte veshur me fustan të bardhë dhe shoqërohej nga prindërit e saj, ndërsa Darrin shoqërohej nga e ëma dhe mbante kostum serioz për të dhënë premtimet e tij.

Por më pas Ayse tha se kishte nisur të dyshonte për diçka.

“E ndjeja se kishte diçka, që sa herë e pyesja ai ose mohonte ose ndërronte bisedë”.

“Pastaj mësova për një ish-të dashur të tij të quajtur Liz,” thotë Ayse për të përditshmen britanike The Sun, edhe pse Darrin thotë se nuk ka më asgjë mes të dyve.

Gruaja ka aplikuar tashmë për anulim të martesës duke cituar si arsye “mos-konsumimin e lidhjes”  dhe dyshja janë në pritje të dokumentacionit.

Ata po planifikojnë tashmë festën e divorcit, për të cilën Ayse thotë se celebron kalimin e çeshtjen dhe vazhdimin përpara.

Ajo pranon se do të kishte bërë gjithçka për Darrin sepse ishte e dashuruar, por e kupton tashmë perse edhe të tjerë dyshonin se lidhja e tyre nuk do të zgjaste.

Ajo është zotuar të mos bëjë me njohje online.

FOTO GALERI
1/6
26 vjeçarja Ayse Reeves, nga Lancaster, nisi të bisedonte me 24 vjeçarin Darrin Martin, nga Michigan, gjatë kohës së izolimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA