Elvisi, i njohur si Loco ishte një nga konkurrentët më të spikatur në sezonin e kaluar të programit të dashurisë “Për’puthen”.

Ai zhvilloi takime me disa nga vajzat në emision, ndërkohë që herë pas here përfshihej në debate të forta me konkurrentët dhe me opinionistin Arjan Konomi.

Ishte një postim në rrjetet sociale për Antonelën, që u bë më pas shkak për largimin e Elvisin nga programi.

Ai publikoi atëherë një fotografi me litar në “Instagram”, për të cilën tha se e kishte për Antonelën. Pas debateve të forta në program ai vendosi që t’i japë fund rrugëtimit të tij, në një periudhë kur njohja me Sindi dukej se po shkonte mirë.

I ftuar sot në “Për’puthen”, Loco kujton momentin dhe pranon se ka mërzitur ‘disa persona’, por shton se Antonelës nuk i ka kërkuar falje.

Ndërsa për njohjen me Sindin, ish-konkurrenti rrëfen: “Sa dola nga program kisha nevojë të qetësohesha, të largohesha nga gjithë ai stres dhe presion i madh dhe kur mora veten pas një dy muajsh, vajzat këtu kishin gjetur rehatinë e tyre”.

Loco thotë se është ende beqar por nuk do të donte të rikthehej në program:

“Nuk besoj, atë që doja të merrja nga ky emision e mora përsa kohë sa ndenja. Mora gjithë të mirat e mundshme, s’kam çfarë kërkoj më. Kam marrë  njohjet, eksperiencat, por dhe famën. Ka qenë një nga eksperiencat më eksplozive, ai emision më ka ngritur emocionalisht, më ka trazuar”.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA