“SPAK po heton një wc provizore te ‘Sami Frashëri’”, Veliaj: Shkolla nuk është shtëpia ime private

16/05/2022 22:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se SPAK duhet të hetojë të gjitha fushat, teksa dha një shembull për shkollën e rindërtuar të “Sami Frashërit”.

Në një intervistë me Sokol Ballën për “Top Story” nga Nju Jorku, Veliaj tregoi sesi SPAK  po heton një wc provizore në këtë shkollë, teksa u shpreh i bindur se prokurori do dalë në përfundimin se nuk ka abuzime.

Të jap një rast timin se duket sikur po bëj avokati për diçka që nuk meriton avokati se ishte një klithmë publike që këtu të veprohet. Unë nuk kam problem që SPAK është duke hetuar murin ndarës midis shkollës “Sami Frashëri” dhe teqes dhe një wc të bërë aty provizorisht për të ngulur një gozhdë. Nuk kam përfitim personal nga Sami Frashëri se un nuk jetoj aty, nuk kam shtuar kat dhe nuk jam më student. Unë konfliktin e interesit dhe këtë konkluzion do të arrijë edhe SPAK. Ajo wc nuk është më fizikisht aty dhe kur shikon si i ka ngritur opozita këto, nuk është shtëpi private është e bashkisë. Gjasat janë që do mbyllen se nuk ka abuzime. Këtu prevalon interesi publik”, tha Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA