Kryeministri Edi Rama duket se nuk dakordësohet me opozitën për t’i lënë asaj të drejtën e propozimit të emrit për President të Republikës.

“Për cfarë arsye duhet PS të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe tia kalojë këtë të drejtë kujt. Se në anën tjetër kemi lloj lloj copash e cikash, ku qëndron logjika në këtë. Ne e kemi kaluar këtë process dy herë në opozitë, në drejtimin tim të PS. Një herë kur kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar, një herë kur nuk kishim numrat pra PD kishte numrat për të zgjedhur presidentin, dhe ne jemi ulur në tryezë, kemi bërë përpjekjen tonë e kemi vazhduar përpara, pavarësisht se shumica zgjodhi një president nga radhët e Partisë.

Ky është roli që ka opozita, të jetë e hapur për të rënë në dakordësi për një emër nëse bie dakord, në të kundërt, rrugët ndahen e më pas vendos vota.” – u shpreh Rama.

“S’kemi nevojë të bëjmë testim, se nuk I kemi votat. Do presim me durim, nëse do ketë ndonjë dëshirë nga pala tjetër që mesa duket nuk ka, nuk do mbetemi pa ezauruar atë mandate që na jep kushtetuta” vijoi me tej Rama, duke theksuar se është për të ardhur keq, që procesi po zhvillohet në këtë mënyrë.

“Nuk kemi me kë të negociojmë, por presim. S’është e nevojshme t’i ndajmë ne. Dihet se me kë nuk negociojmë e refuzojmë ta marrim në konisderatë. Jemi gati të flasim me cdo palë, që do donte të fliste me ne, nëse nuk duan, presim me durim dhe në momentin që hyjmë në raudin e katërt të përdorim mandatin që na jep kushtetuta. Është për të ardhur keq se mund të ishte një proces më i kulturuar harmonizuar, për më tepër në një kohë si kjo sot, ku s’kemi nevojë për konflikte ekstra. Ne vetëm mund të shprehim dëshirën dhe vullnetin e të kemi durim për të ndjekur këtë process. Më shumë se kaq nuk bëjmë dot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA