Imazhet e mahnitshme tregojnë urangutangun që luan dhe mëson familjen e lundërzave në kopsht (fotot)

16/05/2022 18:27

Kafshët e adhurueshme duket se kanë krijuar një lidhje të fortë me njëra-tjetrën.

Kjo ka bërë që kopshti zoologjik në Belgjikë të ngrejë moralin e të gjithë botës teksa shpërndante fotot e pabesueshme të miqësisë mes familjes së urangutangevë dhe klanit çapkën të lundërzave.

Kafshët i përkisnin komunitetit të vendosur në Pairi Daiza në Brugelette, si pjesë e programit që ndihmon në mirëqenien e primatëve në gjendje të mbyllur në kopsht.

Krijesat nisën të bashkëvepronin me njëra-tjetrën kur kujdestarët e kopshtit bënë të kalojë lumi i lundërzave mes hapësirës së urangutangëve, çka solli krijimin e lidhjes mes tyre.

Prej atëherë familja e urangutangëve—24-vjeçari Ujian, 15-vjeçari Sari, dhe tre-vjeçari Berani—shijojnë shoqërinë e miqve të vegjël.

Zdhënësi i Pairi Daiza,  Mathieu Goedefroy tha se lundërzat aziatike kënaqen shumë kur dalin nga uji për të luajtur me majmunët në “ishullin e urangutangëve”.

Në rastin e urangutangëve që kanë 97 përqind të ADN-së së tyre të njëjtë me atë të njeriut DNA— është diçka e mirë pasi i mban të interesuar, mendërisht dhe emocionalisht.

Familja e urangutangëve kanë qenë rezidentë në Pairi Daiza prej vitit 2017.

FOTO GALERI
2/8
Kjo ka bërë që kopshti zoologjik në Belgjikë të ngrejë moralin e të gjithë botës teksa shpërndante fotot

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA