Një paciente dhe barrelisti që e shoqëronte janë dëmtuar rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ashensori me të cilin po lëviznin pësoi defekt.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat barrelisti ka marrë pacienten 80 -vjeçare në katin -1 dhe do të ngjiteshin në katet sipër.
Midis katit -1 dhe 1 ashensori pësoi defekt dhe u hap duke lënduar të dy personat brenda në të.
Dëmtimet me serioze i ka marrë 80-vjeçarja, ndërsa infermieri ka marrë lëndime në këmbë. Pas ngjarjes, 80-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni. E moshuara ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës.
Në Komisariatin nr. 4 të Policisë është shoqëruar tekniku i ashensorit që është kontraktuar nga QSUT për mirëmbajtje dhe kolaudim.
Paraprakisht dyshohet se ashensorit i është këputur një prej javove dhe është rrëzuar mes kateve.
8:48 Defekti në ashensor, reagon QSUT: Pritet ekspertiza për të vlerësuar shkakun e incidentit
QSUT ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e një nate më parë në QSUT, ku u lënduan një paciente dhe barrelëmbajtësi. Sipas njoftimit, QSUT thekson se të gjithë ashensorët janë në sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar, të cilat kryhen periodikisht, ndërsa pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e incidentit.
Reagimi i plotë i QSUT
Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve.
Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.
Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.
Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.
QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.
09:00 Incidenti në QSUT, shoqërohet në komisariat tekniku i ashensorit
Në Komisariatin nr. 4 të Policisë është shoqëruar tekniku i ashensorit që është kontraktuar nga QSUT për mirëmbajtje dhe kolaudim. Paraprakisht dyshohet se ashensorit i është këputur një prej javove dhe është rrezuar mes kateve.
Top Channel