Financieri i $10 trilionëve të BlackRock, thotë se lufta Rusi-Ukrainë ‘po i jep fund globalizimit’ (fotot)

14/05/2022 21:30
Foto ilustruese

Larry Fink, kreu i fondit më të madh botëror të aseteve BlackRock, ka thënë së fundmi se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndaluar rendin botëror që vinte në fuqi prej fundit të Luftës së Ftohtë.

“Pushtimi rus i Ukrainës i ka dhënë fund globalizimit që kemi parë tre dekadat e fundit”, tha Fink në raportin e tij për aksionerët në 2022 . “Kjo ka lënë shumë popuj dhe komunitete të izoluar, duke parë jo më jashtë por nga burimet brenda vetes. Ka shtuar polarizimin dhe sjelljen ekstremiste që shikojmë sot në botë.”

Letra e Fink për aksionerët vjen një muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, teksa aleatët e SHBA kanë vendosur sanksione të paprecedenta ndaj Rusisë, duke ndihmuar në të njëjtën kohë pa kursime ushtarakisht Ukrainën.

Kompania e Fink, e cila menaxhon fonde dhe asete prej më shumë se $10 trilionë, thotë se kombet janë bashkuar për të nisur një “luftë ekonomike ndaj” Rusisë. Ai shton se BlackRock ka nisur hapat për ndalimin blerjes së aksioneve ruse.

“Javët e fundit kam folur me aksionerët, me klientë e punonjës duke u munduar të ndalojmë dislokimin e kapitalit në Rusi”.

Fink thotë se në fillim të viteve 1990-të pas Luftës së Ftohtë Rusia u mirëprit në sistemin financiar global”.

Asokohe BlackRock përfitoi nga rritja e tendencës së globalizimit dhe tregjeve të kapitalit, madje sipas tij, kjo solli menaxhimin e aseteve të bazuar te teknologjia.

Kreu i BlackRock thotë se është i përkushtuar në monitorimin e impaktit të krizave për të kuptuar mjedisin e investimeve, teksa “gjithçka në shërbim të klientëve” të tyre.

“Paratë që ne menaxhojmë u përkasin klientëve, ne u shërbejmë atyre dhe përpiqemi të kuptojmë sesi ndryshimet nëpër botë prekin rezultatet e investimeve”, thotë financieri.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA