Durrësi i holandezëve/ Ekipi i Feynord do qëndrojë në bregdet, bashkë me tifozët

14/05/2022 19:45

Ndeshja finale e conference league që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë ka sjellë fluks rezervimesh në hotele nga tifozeritë e Romës dhe Fejnordit.

Jo vetëm në kryeqytet, po dhe në Durrës një pjesë e hoteleve nuk kanë më dhoma në dispozicion për datat 24-25 maj, ndërsa hotele të tjera janë në rezervim e sipër.

Faktikisht në këto data siç edhe pritej kemi pasur shumë rezervime. Datën 25 e kemi të mbyllur me rezervime, por edhe data 24 ka shumë interes dhe në këto dy data ne jemi plot, ashtu siç dhe kemi pritur“, tha Flavio, menaxher hoteli.

Situata është shumë e mirë. Hoteli është komplet i rezervuar, 120 dhoma, nga skuadra e Feynoord–it, familjarët dhe shoqëria e tyre. Është një grup që ka rezervuar të gjithë hotelin. Ne kemi privilegjin të akomodojmë futbollistët dhe njerëzit e tyre. Të gjithë hollandezë”, shprehet Blerim Norja, administrator hoteli.

Tifozëria që akomodojnë duket se do të diktojë dhe preferencat e strukturave hoteliere për skuadrën fituese të kësaj finaleje.

Top Channel