Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë një ndër çiftet më të komentuar në të gjithë botën.

Ata u panë për herë të parë bashkë vitin e kaluar, ndërsa daljet e tyre në publik kanë qenë më të shpeshta, pas ndarjes nga Kanye West.

Kim ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me aktorin Pete Davidson. Në episodin e fundit të “The Kardashians”, teksa ishte në praninë e Ellen DeGeneres, Portia de Rossi dhe Scott Disick, ajo tha se ‘Pete është qenia njerëzore më e ëmbël dhe më e këndshme në planet”.

Pavarësisht se ishte një deklaratë shumë e ëmbël, Kim i kurseu detajet përpara kamerave. Page Six konfirmoi në nëntor se Kardashian, 41 vjeçe, dhe Davidson, 28 vjeç, ishin zyrtarisht në lidhje.

Dalja e tyre më fundit publike e tyre ishte në  “Met Gala”, ku Kardashian veshi fustanin e Marilyn Monroe, njëkohësisht ndryshoi ngjyrën e flokëve vetëm që të ngjasonte me të.

Gjatë një interviste, Kim ka pranuar se nuk e  ka pritur kurrë të lidhej me Pete, duke shtuar më tej se gjërat ndodhin atëherë kur nuk i pret.

“Unë mendoj se ndonjëherë gjërat ndodhin atëherë kur nuk i prisni. Ishte gjëja e fundit që po mendoja vërtet”, tha Kardashian për romancën e saj me aktorin.

 

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA