Mbjellësit e kokainës rrethojnë bazën e rekrutëve kolumbianë në kufi me Venezuelën (fotot)

12/05/2022 19:52

Rritësit kolumbianë të kokoas rrethonin sot një bazë ushtarake në kufi me Venezuelën me “zinxhir njerëzor” për të kundërshtuar shkatërrimin e te mbjellave të tyre.

Të paktën 120 ushtarë kolumbianë nuk kanë arritur të largohen nga kazermat të rrethuar prej dy ditësh nga fermerët e kokoas që nuk tremben nga armët e rekrutëve.

Ushtarët janë në zonën Tibú për operacione të “shkatërrimit të të mbjellave ilegale” kur kultivuesit i zunë në befasi në numra të mëdhenj duke rrethuar kazermat e tyre.

Siç raportohet nga rrjeti AFP, ushtarët qëndrojnë të bllokuar në batalion prej 7 majit.

Gjenerali Ómar Sepúleda denonconte situatën absurde dhe veprimet e vendasve ndaj njerëzve të tij.

“Ata po mbahen peng nga rreth 300 fermerë të kokoas që përdorin gurë e shkopinj. I kanë bllokuar trupat për të mos lëvizur nga baza ushtarake”.

Tibú është territori me të mbjellat më të mëdha të bimës së drogës, teksa llogaritet se 40,000 janë mbjellë me kokoa.

Në një episod të ngjashëm më tetor, më shumë se 180 ushtarë të dërguar për shkatërrimin e bimëve të kokainës  u mbajtën peng nga fshatarët në një shkollë.

Ata u liruan më vonë me ndërmjetësim të shoqërisë civile.

FOTO GALERI
2/5
Ushtarët janë në zonën Tibú për operacione të "shkatërrimit të të mbjellave ilegale"

Top Channel